Analiza e DW: Turqia aleate me Perëndimin, mike me Rusinë

25/10/2024 09:17

Turqia, një ndër vendet më të vjetra anëtare të NATO-s, nën presidentin Erdogan ruan një miqësi strategjike me Putinin. A do të shmanget ky vend nga Perëndimi apo ndjek të tjera qëllime?

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ishte një mik i veçantë në samitin e 16 të BRICS në Kazan të Rusisë. Kjo nuk ishte hera e parë, që Erdogan mori pjesë në nja samit të BRICS si vëzhgues, por këtë radhë prania e tij fitoi një peshë të veçantë prej interesit të Turqisë për një antarësim në BRICS. Ndonëse Kremlini para disa javësh deklaroi, se Ankaraja ka paraqitur një kërkesë zyrtare për antarësim, qeveria turke fillimisht e përgënjeshtroi këtë. Ministri i Jashtëm Hakan Fidan ndërkohë bëri të qartë: “Ne i kemi komunikuar BRICS, se jemi të interesuar për një antarësim.” Nëse Turqia vërtetë antarësohet në këtë formacion, atëherë ky do të ishte vendi i parë i NATO-s në një aleancë jo perëndimore.

Nën hijen e sulmit terrorist

Në kuadër të samitit në Kazan presidenti turk u takua për bisedime në nivel bilateral me homologun rus Vladimir Putin. Por ky takim u zhvillua nën efektin e një sulmi ndaj sipërmarrjes turke të aviacionit dhe fluturimeve në hapësirë TUSAS në Ankara. Turqia bën përgjegjëse partinë kurde të punës, PKK, të klasifikuar nga SHBA dhe BE si organizatë terroriste.

Presidenti Erdogan dhe presidenti Putin demonstruan menjëherë solidaritetin mes tyre dhe e dënuan sulmin, ndërkohë që Erdogandisa herë e quajti Putinin “miku im i nderuar”. Putin nga ana e tij vlerësoi rolin e Turqisë në zgjidhjen e problemeve globale.

“BRICS nuk do të thotë ‘largim nga Europa'”

Brenda NATO-s kryesisht Turqia e mban të hapur komunikimin me Putinin. Turqia është jo vetëm një partnere e rëndësishme e NATO-s, por ajo mbron krahun juglindor me rëndësi strategjike të aleancës dhe ka ushtrinë e dytë për nga madhësia në NATO. Presidenti Erdogan prej vitesh ndjek gjithnjë e më shumë një politikë të mëvetësishme, që ka për qëllim të forcojë rolin e Turqisë në skenën globale.

“Thellimi i marrëdhënieve me Rusinë është vetëm një pjesë e strategjisë turke të BRICS. Samiti në Kazan krijon mundësi për t’u takuar me krerët e shteteve të Kinës, Indisë si dhe të republikave Uzbekistan dhe Azerbajxhan, me të cilat Turqia ka lidhje të ngushta, për të biseduar për projekte rajonale”, shpjegon Zaur Gasimov, ekspert për marrëdhëniet turko-ruse dhe coordinator i DAAD-së në Universitetin turko-gjerman në Stamboll.

Në një fjalim përpara grupit të tij parlamentar së fundi Erdogan bëri të qartë, se cilën politikë të jashtme ndjek Turqia. Ai theksoi, se në sfondin e tensioneve rajonale ëhstë e nevojshme, të ruhet ekuilibri në marrëdhëniet ndërkombëtare. Turqia nuk do t’i kthejë shpinën as lindjes dhe as perëndimit, sepse kjo është një domosdoshmëri për vendin.

Në Perëndim ka kritika për këtë nismë. Shumë shtete të NATO-s e shohin antarësimin e Turqisë nëBRICS si një konflikt të mundshëm me parimet e NATO-s, sepse BRICS, veçanërisht nga anëtarët kryesues Rusia dhe Kina, konsiderohen si një kundërpol ndaj perëndimit. Kjo ngre çështjen e përputhshmërisë mes antarësisë në NATO dhe njëkohësisht një antarësimit të mundshëm në BRICS.

“Një antarësim të mundshëm i Turqisë në BRICS nuk do ta konsideroja si një rieorientim të vendin si të thuash si një ‘largim nga Europa’ sehen”, thotë Zaur Gasimov. BRICS nuk është aleancë ushtarake dhe infrastruktura e deritanishme e saj konsiston kryesisht në sektorin bankar. Po ashtu nuk ka asnjë ushtri ose stërvitje ushtarake brenda kësaj organizate. Ndaj është e kuptueshme, që Ankaraja politikën e saj të jashtme – e në radhë të parë marrëdhëniet e saj ekonomike me jasht do t’i diversifikojë, argumenton eksperti.

Perëndimi shihet me sy kritik

Një ndër argumentat qendrore të qeverisë turke në kërkim të alternativave në platformat ndërkombëtare është, se Turqia për dekada të tëra është lënë jashtë portës së BE-së. Njëkohësisht po rritet rëndësia e BRICS, anëtarët themelues të së cilës – ndër to Rusia, Kina dhe India – gjithnjë e më shumë po e vene në pikëpyetje rendin perëndimor botëror. Ky zhvillim reflektohet edhe në atmosferën në Turqi, ku po shtohet dyshimet ndaj Perëndimit.

“Sot qeveria turke kritikon vazhdimisht BE-në dhe madje edhe opozita në Turqi nuk e mbron më BE-në”, shpjegon politologu në Univeristetin Sabanci në Stamboll, Berk Esen. Ai tërheq vëmendjen, se përkatësia e Turqisë në Perëndim po vihet gjithnjë e më shumë në pikëpyetje. Midis viteve fundi i 1990 dhe mesi i viteve 2000 mbizotëronte një perceptim pozitiv për BE-në në Turqi. Sot, sipas Esen, “ka rënë ndjeshëm mëbshtetja për BE-në. Sipas ekspertit Esen, SHBA madje në Turqi tani perceptohet edhe më negativisht.

Turqia i përket … vetvehtes

Sipas Esen Turqia ndodhet në një lloj “zone gri”: Që Turqia do të antarësohet në aleancën BRICS, “nuk duhet të interpretohet automatikisht si mbështetje për vendet si Rusia apo Kina”, vëren ai. Ndryshe nga disa vende të tjera europiano-lindore, që me vetëdije po i shmangen perëndimit duke u orientuar nga Rusia, Turqia ndjek një tjetër strategji. Ajo po zhvillon gjithnjë e më shumë qendrimin, se në radhë të parë duhet t’i besojë vetvehtes – një pozicionim, që konsiston në një shprehje nacionaliste: ‘I vetmi mik i Turqisë është turku’.”

Rusia nuk gëzon imazhin më të mirë

Ndërsa qeveria ndjek agjendën e vet të politikës së jashtme, Rusia ndër turqit nuk është aq tërheqëse. Sipas një studimi të vitit 2022 të institut turk të demoskopisë IstanPol shumë turq e shohin Rusinë si “armike” të Turqisë në kontekstin ndërkombëtar – krahas SHBA-së, Izraelit dhe Greqisë.

Sipas një sondazhi të thintank-ut EDAM në Stamboll më 2018 vetëm 27,4 përqind e turqve ishin për qendrimin në NATO, ndërsa më 2021 kuota u rrit në 41,1 përqind. Mbështetja për një bashkëpunim në politikat e sigurisë më Rusinë në të njëtën periudhë u ul me 22,1 përqind në dy përqind.

Edhe pse Turqia këkon shtigje të reja në poplitikën e jashtme, interesi i shumë truqve mbetet më i madh ndaj Berlinit e Londrës se sa ndaj Moskës dhe Pekinit. Sipas ekspertit Berk Esen kjo ka të bëjë me faktin, se shumë turq preferojnë Europën dhe Amerikën e Veriut si destinacione për arsimim, punë apo emigracion, edhe pse ata e shohin me sy kritik politikën e këtyre vendeve kundrejt Turqisë.
/DW

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA