22/12 11:14
Monika Kryemadhi ka dhënë një deklaratë për mediat pas daljes nga GJKKO, teksa ka treguar edhe detajet për akuzat.
Ajo u shpreh se çdo gjë e ka blerë me paratë e saj, teksa shtoi se nuk ka frikë të deklarojë pasurinë.
“Unë nuk kam shumë besim tek SPAK. Çfarë blerjesh kam bërë, unë këtë xhaketën me lekët e mia e kam blerë. Nuk e kam fustanin si Ajola Xoxa, nuk kam bileta avioni që janë mbi 200 mijë euro dhe nuk janë deklaruar. Unë kam deklaruar shpenzime të tjera.
Nuk kam frikë të deklaroj paratë ë mia dhe të prindërve. Kam lindur në Tiranë, nuk kam ardhur këtu. Nëse do të kisha para për të fshehur nuk do të përdorja karta krediti”, tha kryemadhi pas daljes nga GJKKO.
Top Channel