Modelja erotike që shantazhonte burrin e martuar se ‘do i tregonte të shoqes’ i shpëton burgut në Angli (fotot)

23/10/2024 15:18

Një modele obese e rrjeteve erotike i ka shpëtuar sot burgut për shantazhimin e një burri të martuar, teksa e kërcënonte se do i tregonte të shoqes nëse nuk i paguante qindra paundë.

Bethan Guy i kërkonte para klientit të abonuar në rrjetin e saj me përmbajtje pornografike, duke i thënë se do t’i tregonte bashkëshortes së tij për ‘dredhirat’ në rrjet.

Gjykata e Swindon nbe perëndim te Londres dëgjoi të thuhej sesi klienti kishte paguar më parë rreth 450 paundë modeles, por kur ajo i kërkonte të tjera para ai njoftoi policinë.

Guy u arrestua pak më vonë me akuza shantazhi dhe pranoi krimin dhjetorin e shkuar, dënimi maksimal për të cilin është deri në 14 vjet burg.

Por në shkurt gjykatësi Jason Taylor shtyu dënimin e Guy për në gusht, sipas një klauzole që ajo të mos kryente më krime dhe të ruante vendin e punës ose të gjente një punë të re.

Në pritje të dënimit e reja vazhdonte të promovonte profilin e saj erotik në rrjet me foto e video nudo, dhe duke u përfshirë në aktivitet seksual.

Më 15 tetor gjykatësi Taylor i dha asaj dy vjet dënim të pezulluar me burg, duke e urdhërur të kryente 225 orë punë vullnetare dhe trajtim për problemet mendore.

Në një deklaratë pas vendimit modelja obeze e përshkruante krimin e saj si “një gabim dhe një budallëk”.

“Tani që e mendoj atë që ndodhi ishte sinqerisht një budallëk që më kushtoi shumë dhimbje dhe frikë”.

“Do të këshilloja të gjithë të mos mendojnë se janë të paprekshëm sepse veprimet tuaja do të rikthehen te ju një ditë”, tha modelja ‘e penduar’, sipas rrjetit vendas Daily Mail.

FOTO GALERI
1/4
Modelja ne fotot e rrjetit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA