Një 44-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.

Po ashtu pesë persona të tjerë kanë përfunduar në pranga për vepra penale të ndryshme. Uniformat blu bëjnë me dije se të arrestuarit janë shtetasi me inicale R.Zh., 39 vjeç, A.K., 34 vjeç, Sh. Q., 60 vjeç, dhe F. Q., 64 vjeç dhe shtetasi me iniciale E. L., 34 vjeç.

Njoftimi: 

Tiranë/Arrestohen 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin R. Zh., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan shtetasin A. K., 24 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisaritin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

– Sh. Q., 60 vjeç, dhe F. Q., 64 vjeç, të dy banues në Shish Tufinë, pasi dyshohet se për motive pronësie janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit F. Q., një kosore, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

– E. L., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 18:50, në një lokal në rrugën “Fitnete Rexha”, ka goditur me grusht, në kokë, shtetasin R. F., 43 vjeç. 43-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisaritin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin Gj. L., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA