Një 15-vjeçare ka denoncuar mësuesin e saj në komisariatin e policisë Cërrik.

Ajo ka kallëzuar në prani të psikologut, se gjatë kohës që udhëtonte në autobusin e shkollës, në periudhën prill-maj, ishte ngacmuar seksualisht nga mësuesi i saj, shtetasi K. J., 48 vjeç.

Në vijim të veprimeve, u ndalua shtetasi K. J., 48 vjeç. Vijojnë veprimet për dokumentimin e rastit. Ngjarja ka ndodhur në shkollën e fshatit Kajan në bashkinë e Belshit.

15-vjeçarja banuese në këtë fshat pretendon se mësuesi e ka ngacmuar me fjale ne autobusin e shkollës.

15-vjeçarja ka qene e shoqëruar nga prindërit kur ka bere denoncimin ne komisariatin e Cërrikut

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA