Federata ballkanike e Peshëngritjes rikthehet pas 30 vitesh! Pushoi së ekzistuari në vitet ‘90

22/10/2024 16:05

Pas më shumë se 3 dekadash penshngritja ndërkombëtare vendosi të rikthejë Federatën Balkkanike e cila pushoi së funksionuari në vitet ’90-të.

34 vite më vonë një asamble me drejtuesit më të lartë botëror dhe europian të këtij sporti u mblodhën në qytetin e Durrësit ku u vendos rikthimi në funksion i kësaj federate me 11 shtete pjesëmarrëse.

I pari që mori fjalën ishte Mohamed Zhalud, presidenti i Federatës Botërore të Peshëngritjes që dha lajmin e mirë se peshëngritja do të vazhdojë të jetë pjesë e Olimpiadave dhe se lufta ndaj dopingut ka funksionuar

“Federata Botërore e Peshëngritjes ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga Komitetit Olimpik ndërkombëtarë dhe më kryesorja është që ne shpenzuam rreth 4 milion euro për të luftuar dopingun dhe kemi dy olimpiada radhazi, në Tokio 2024 dhe në Paris 2024 me 0 raste doping në sportin e peshëngritjes.

Ky rajon është shumë i rëndësishëm për ne pasi kanë bërë historinë e këtij sporti, si Greqia, Turqia, Bullgaria apo Rumania, nuk duhet të harrojmë se lëvizja olimpike ka nisur pikërisht nga ky rajon, e kam fjalën për Olympian, në Greqi”, tha Mohamed Zhalud-president i federatës Botërore të Peshëngritjes.

Presidenti i Komitetit Olimpik shqiptarë, Fidel Ylli përpara se të kalohej në proceset teknike të asamblesë, dha mesazhin për të cilin ka patur dhe ka nevojë rajoni ynë.

“Ne sportin nuk e shohim thjeshtë si një garë, por si një urë lidhëse mes vendeve tona”, tha Fidel Ylli-president i KOKSH.

Dy fjalë përpara hapjes së procesit të votimit tha edhe presidenti i Federatës Europiane të Peshëngritjes, Antonio Konfliti.

“Rajoni i peshëngritjes së Ballkanit është ndër më të rëndësishmit në peshëngritje dhe duhet theksuar se rezultatet që kanë patur në të shkuarën në këtë rajon kanë qenë edhe më të larta se ato Botëroret apo Europianet. Kam qenë shumë entuziast kur kemi filluar të flasim më shumë se një vit më parë për rikrijimin e kësaj Federate. Kështu që dua t’ju uroj më të mirat të gjithëve në punimet e kësaj asambleje sëbashku me anëtarin më të ri të familjes sonë të peshëngritjes që është Maqedonia e Veriut”, deklaroi Antoni Konfliti-President i Federatës Europiane të Peshëngritjes.

Procesi i zgjedhjes së presidenti u vendos të bëhej i hapur dhe në unanimitet të plotë postin e presidentit të parë të Federatës Ballkanike do ta mbajë një shqiptarë, bëhet fjalë për presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza.

 

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA