Eksod nga lufta në Ukrainë! Vendi numëron tetë milionë banorë më pak që nga nisja e agresionit rus

22/10/2024 17:57

Dy vite e gjysmë luftë kanë shkaktuar eksod dhe rënie të lindjeve në Ukrainë, duke bërë që popullsia e vendit të jetë sot 8 milionë më pak. Sipas shifrave të publikuara nga Kombet e Bashkuara, ka një rënie dramatike të popullsisë në Ukrainën e shkatërruar nga lufta.

Popullsia ka rënë me rreth 10 milionë që nga viti 2014 dhe me rreth tetë milionë që nga fillimi i pushtimit të plotë në vitin 2022”, tha drejtoresha rajonale e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore Florence Bauer. 6.7 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina që prej 24 shkurtit 2022, kur Rusia nisi agresionin ndaj shtetit fqinj.

OKB, që citon të dhënat nga zyra kombëtare e statistikave, thotë se Ukraina numëronte 45 milionë banorë në vitin 2014, kur Rusia pushtoi dhe aneksoi Krimenë dhe deri në shkurt të vitit 2022, kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës, popullsia ishte zvogëluar në 43 milionë, për të vazhduar më tej rënien drastike dhe sot vetëm 35 milionë qytetarë jetojnë në Ukrainë.

Një tjetër faktor për emigrimin, sidomos të të rinjve, është dëshira për të lëvizur drejt vendeve me nivel më të lartë jetese dhe me më shumë mundësi. Ukraina, prej vitesh ka pasur në një nga nivelet më të ulëta të lindjeve të Europë, sot ka arritur në nivelin e një fëmije për çdo grua, kur sipas OKB-së, për të ruajtur numrin e popullsisë, norma teorike e zëvendësimit është 2.1 fëmijë për grua.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA