Një aksident i frikshëm ka ndodhur para pak mesnate në Plug të Lushnjës.
Një drejtuese automjeti që më vonë u identifikua si Renato Bezati ka humbur kontrollin e mjetit duke përfunduar në një lokal në qendër të Plugut.
Të zotët e lokalit Agron dhe Teuta Yzeiri tregojnë për gazetarin e Top Channel, Bledar Korreshi, çfarë ata dëgjuan dhe panë në ato momente.
Agroni shprehet se sa kishte pak që kishte mbyllur lokalin ndryshe nga herët e tjera këtë herë me shpejt kur dëgjoj një zhurmë të fuqishme. Pa dalë jashtë panë nga kamerat e sigurisë dhe vunë re që një makinë kishte hyr në lokalin e tyre.
Kur kanë zbritur poshtë kanë parë drejtuesin e mjetit i cili në gjendje të dehur kishte dalë jashtë lokalit.
Agroni shprehet se makina që ka hyrë në lokal ka qenë më shpejtësi duke marrë përpara makinën e parkuar në garazh, duke përfunduar të dyja të banaku i lokalit.
Siç duket dhe nga kamerat e sigurisë mjeti ka qenë më shpejtësi tepër të lart duke mos frenuar aspak.
Teuta Yzeiri me lot në sy llogarit dëmet e shkaktuara ky veç lokalit dëme më të mëdha ka pësuar makina të cilën sa e kishin blerë.
I zoti i lokalit kërkon nga personi që ka shkaktuar dëme ta paguaj pasi nuk ishte aksidentale, por nga pija.
Top Channel