Del jashtë kontrollit situata me zjarrin në fshatin Galush të Peqinit, evakuuohen banorët Një pajisje regjistrimi, dokumente pronësie, telefona dhe 1100 euro janë gjetur gjatë kontrolleve të banesave në operacionin për arrestimin e ish-deputetit Jurgis Çyrbja dhe bashkëpunëtorit Ahmet Masha.
Prokuroria ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar urdhëroi që të kontrolloheshin banesa, automjete dhe persona.
Pas kontrolleve të ushtruara, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:
1. Pesë telefona celularë;
2. Një hard disk i jashtëm Verbatim;
3. Një pajisje regjistrimi në formë pakete;
4. Shuma monetare prej 1,100 (njëmijë e njëqind) euro;
5. Dokumente pronësie, etj;
Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale.
Top Channel