Një pajisje regjistrimi, dokumente pronësie dhe 1100 euro/ Çfarë u zbulua gjatë operacionit për arrestimin e ish-deputetit dhe bashkëpunëtorit

21/10/2024 10:47
Foto ilustruese

Një pajisje regjistrimi, dokumente pronësie, telefona dhe 1100 euro janë gjetur gjatë kontrolleve të banesave në operacionin për arrestimin e ish-deputetit Jurgis Çyrbja dhe bashkëpunëtorit Ahmet Masha.

Prokuroria ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar urdhëroi që të kontrolloheshin banesa, automjete dhe persona.

Pas kontrolleve të ushtruara, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

1. Pesë telefona celularë;

2. Një hard disk i jashtëm Verbatim;

3. Një pajisje regjistrimi në formë pakete;

4. Shuma monetare prej 1,100 (njëmijë e njëqind) euro;

5. Dokumente pronësie, etj;

Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA