Ish-presidenti u shokua në fillim, çfarë komunikoi me policët/ Si reagoi Ilir Meta në momentin e arrestimit, policia e ndoqi kur hyri në kufi

21/10/2024 14:14

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i Ilir Metës.

Burime të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha thanë se policia e ka ndjekur rrugës dhe civilët kur e kanë ndaluar ai nuk ka bërë asnjë koment, atij i kanë thënë se ka një masë sigurie operacioni dhe do t’ju shoqërojmë në polici.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua me urdhër të SPAK mesditën e kësaj të hënë në Tiranë.

Përveç arrestimit të Metës, janë lëshuar masa “detyrim paraqitje” për Ema Çoku dhe për Monika Kryemadhin thonë burime shumë të sigurta për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha. Ndërsa ndaj Pirro Xhixhos është vendosur masa “arrest në shtëpi”.

Xhixho konsiderohet si personazhi që ka ndihmuar për pastrimin e parave. Çoku konsiderohet si bashkëpunëtore dhe mike e afërt e Metës dhe Kryemadhit.

Meta akuzohet për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.

Deri më tani nuk ka informacion mbi akuzën zyrtare ndaj kreut të PL-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA