EMRI/ E rëndë në Burrel! Zjarr në një banesë, humb jetën nga asfiksia 41-vjeçarja
21/10/2024 10:38
Një ngjarje rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Burrelit në lagjen “Pjetër Budi” përballë gjykatës, ku rreth orës 10:00 ka marrë flakë banesa e shtetasit Sh. C. dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasja Fitie Cani 41 vjeç e cila ishte e paralizuar.
Sipas policisë lokale të rrethit Mat mendohet se 41-vjeçarja është asfiksuar si pasojë e flakëve dhe tymit.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për shkaqet e rënies së zjarrit.
Top Channel