Ka ndërruar jetë lideri i organizatës FETO, Fetullah Gulen, armiku i përbetuar i presidentit turk Rechep Tayip Erdogan.
Sipas mediave turke, Gulen jetonte prej vitesh në SHBA dhe ka ndërruar jetë në një spital në Pensilvani.
Mediat pranë organizatës Fetullah (FETO) njoftuan se lajmi është i vërtetë.
Herkul, një faqe interneti e lidhur ngushtë me organizatën, lëshoi një deklaratë në X: “Sot (20 tetor), Fetullah Gulen ka ndërruar jetë”.
Raportet e fundit të mediave treguan se shëndeti i Gylenit është përkeqësuar ndjeshëm. Përveç humbjes së funksionit të veshkave dhe sëmundja e diabetit, ai raportohet se vuante edhe nga demenca.
FETO, grupi përgjegjës për grushtin e dështuar të 2016 në Turqi, dhe lideri i saj me bazë në SHBA, Gulen, u panë për herë të fundit më 12 tetor 2024. Gylen ishte në një makinë duke u larguar nga vendbanimi i tij i ri pasi u evakuua nga ferma e tij në Pensilvani, ku ai jetonte që nga viti 1999.
Top Channel