U arrestua me urdhër të SPAK, ja akuzat ndaj ish-deputetit socialist. Përfundon në pranga një person dhe shpallet në kërkim një tjetër

20/10/2024 19:50

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja u arrestuar këtë të diel me urdhër të SPAK.

Çyrbja nuk akuzohet vetëm për shpërdorim detyre, por edhe për një çështje tjetër. Gazetarja e Top Channel raporton se po ashtu është arrestuar edhen një person tjetër, i cili dyshohet si bashkëpunëtor, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër person, identitetet e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur.

Ish-deputeti, i cili disa ditë më parë la mandatin e tij akuzohet për “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”,  dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

“Nisur nga interesi i madh i mediave ju komunikojmë se Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masen e sigurimit arrest ne burg të caktuar nga Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat ndaj shtetasit Jurgis Cyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni altiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal. Nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje.”, thuhet në njoftimin për media.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA