Rëndohet bilanci i viktimave nga bombardimet në Gaza/ Shkon në 87 numri i të vdekurve: Ka trupa nën rrënojë, ambulanca nuk i arrin dot

20/10/2024 14:11

Ministria e shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, thotë se të paktën 87 persona u vranë dhe më shumë se 40 u plagosën në sulmet izraelite në Beit Lahia.

Në përditësimin e saj të fundit, ministria shton se një numër i viktimave janë ende nën rrënoja dhe në rrugë të cilat ekuipazhet e ambulancës nuk mund t’i arrijnë.

Autoritetet e drejtuara nga Hamasi mbrëmë thanë se të paktën 73 persona ishin vrarë nga bombardimet përpara disa orëve. Izraeli tha se po kontrollonte raportet e viktimave, por besonte se shifrat e publikuara nga autoritetet e Hamasit ishin “të ekzagjeruara” dhe nuk përputheshin me informacionin e mbajtur nga ushtria e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA