Për herë të parë në mbi dy vite Putin dhe Vuçiç zhvillojnë bisedë telefonike/ Presidenti serb: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë!

20/10/2024 16:52

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

Kjo është biseda e tyre e parë në dy vite e gjysmë. “Falënderova veçanërisht presidentin Putin që siguroi se Rusia do të furnizojë sasi të mjaftueshme gazi për Serbinë këtë dimër”, tha Vuçiç në një video-mesazh të postuar në rrjetet sociale. Ai theksoi se Serbia, edhe pse një kandidate për anëtarësim në BE, nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj për të mos vendosur sanksione ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.

Pas pushtimit të Ukrainës, Serbia dënoi shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës dhe Vuçiç kishte bisedime të kufizuara dypalëshe me Putinin. Gjatë bisedës së parë të drejtpërdrejtë telefonike me Putinin që nga maji 2022, Vuçiç përsëriti se Serbia nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj, kështu që do të përmbahet nga marrja e sanksioneve kundër Rusisë në kontekstin e konfliktit ukrainas. “Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse. Kjo nuk do të ndryshojë”, theksoi Vuçiç.

Nga ana e tij, Kremlini tha në një deklaratë për shtyp se të dy liderët shprehën kënaqësinë e tyre për nivelin e marrëdhënieve dypalëshe, të cilat bazohen në “pika të përbashkëta, intelektuale, kulturore dhe historike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA