Katër shqiptarë në podium, pas tyre një ukrainas e një italiane/ Njihuni me fituesit e distancës 10 km në Maratonën e Tiranës

20/10/2024 12:09

Një kategori e Maratonës së Tiranës ishte dhe ajo e 10 km, e cila pa fitues dy shqiptarë në kategorinë meshkuj dhe femra.

David Nikolla nga Shqipëria u rendit i pari, pas tij si vend i dytë u rendit Albion Ymeri i Kosovës, ndërsa podiumin e plotësoi Bogdan Somenojeh nga Ukraina.

Për të njëjtën distancë, në kategorinë e femrave u shpall fituese Gresa Bakraqi e Kosovës. Ndërkohë Redia Dauti nga Shqipëria mori vendin e dytë. Podiumin e plotësoi si vend i tretë Luiza Gaia Dal Molin nga Italia.

Vendi i parë fitoi 800 euro, i dyti 600 euro dhe i treti 500 euro. Kjo është vetëm kategoria 10 kilometra e Maratonës së Tiranës, që mori jetë mëngjesin e sotëm.

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA