Foto Ilustruese

Është gjetur e pajetë një 82-vjeçare në Elbasan, e cila një ditë më parë ishte larguar nga banesa e saj.

Mëngjesin e sotëm, u gjet nga shërbimet e policisë, në pyllin e fshatit Mjekës, pa shenja jete shtetasja M. Q., 82 vjeçe. Nga deklarimet e familjareve 82-vjeçarja dyshohet se vuante nga sëmundja e kujtesës (skleroza).

Nga veprimet hetimore paraprake në vendngjarje, kjo shtetase dyshohet të ketë rreshkitur dhe rënë, për shkak të terrenit dhe si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.

Ndaj trupit të pajetë të 82-vjeçares do të kryhet ekspertizimi mjeko-ligjor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA