Trump njofton armëpushim 2-javor me Iranin: Kemi marrë një propozim me 10 pika nga Teherani, besoj se… Një sulm ajror izraelit që goditi disa shtëpi dhe një ndërtesë banimi shumëkatëshe në qytetin Beit Lahiya në veri të Gazës shkaktoi dhjetëra viktima.
Zyra e mediave e Hamasit tha se të paktën 73 persona ishin vrarë në sulmin e së shtunës. Asnjë shifër zyrtare nuk ishte e disponueshme menjëherë nga ministria e shëndetësisë, megjithatë Medway Abbas, një zyrtar i lartë i ministrisë së shëndetësisë, tha se shifrat ishin të sakta.
Ushtria izraelite tha se po shqyrtonte incidentin, por se numrat e lëshuar nga zyra e mediave të Hamasit ishin të ekzagjeruara. Ai tha se shifrat nuk përputheshin me informacionin që kishin, municionet e sakta të përdorura ose saktësinë e sulmit, për të cilin tha se ishte drejtuar në një objektiv të Hamasit.
Zyrtarët palestinezë thanë se operacionet e shpëtimit po pengoheshin nga ndërprerja e shërbimeve të telekomunikacionit dhe internetit për të dytën ditë.
Top Channel