22/11 22:00
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu do të mbledhë kabinetin e sigurisë këtë të diel, raportojnë mediat izraelite.
Takimi do të zhvillohet në selinë ushtarake Kirya në Tel Aviv, shkuan Sky Neës. Raporti nuk ndau asnjë detaj në lidhje me axhendën e takimit, por thuhet se Izraeli “vazhdon të përgatitet për të goditur Iranin” në përgjigje të sulmit me raketa balistike të nisur në fillim të muajit.
Ndërkohë Izraeli vijon sulmet në Liban dhe në Gaza. Sipas ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, të paktën 42,603 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori i vitit të kaluar.
Top Channel