Policia ka publikuar planin e masave për garantimin e maratonës ditën e sotme, ndërsa bën me dije se cilët akse rrugore do të bllokohen për shoferët.
Maratona do të nisë në orën 09:00-16:00, ku theksohet se do të lejohen qarkullimi i mjeteve te emergjencës dhe ato të Policisë së Shtetit.
Bllokimi i rrugëve ka nisur nga 08:00 dhe do të zgjasë deri në orën 16:00, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe mjeteve të Policisë së Shtetit, do të ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve të tjera, në akset rrugore:
– sheshi “Nënë Tereza” duke vazhduar në të gjithë bulevardin “Deshmorët e Kombit”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, bulevardi “Bajram Curri”, kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit, rruga “George W. Bush”, rruga “Abdi Toptani”, bulevardi “Zogu i Parë”, Bulevardi i Ri, rruga “Ded Gjo Luli”, Rruga e Durrësit, Rruga e Kavajës, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” nga kryqëzimi me urën e gjykatës deri te ura e Taiwanit, bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me urën e gjykatës deri te ura e Taiwanit, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Lek Dukagjini”.
Në zbatim të planit të masave, nga Bashkia e Tiranës, në të gjithë perimetrin e garës është vendosur sinjalistikë e përkohshme rrugore, ndalim qëndrimi dhe pushimi për mjetet (me oraret përkatëse të kufizimit), duke shfuqizuar dhe mbuluar të gjithë sinjalistikën e mëparshme rrugore.
Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për mbarëvajtjen e aktivitetit ndalohet:
– hyrja me automjete brenda perimetrit të garës;
– parkimi i automjeteve brenda perimetrit të garës, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore të vendosur;
– lëvizja me biçikleta, monopatina, apo motomjete, gjatë zvillimit të garës, në rrugët brenda perimetrit.
Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për respektimin dhe zbatimin e orareve të lëvizjeve, për masat e përcaktuara.
Top Channel