Lëkundje të forta tërmeti në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Himarës
Një 62 vjeçar ra në pranga në fshatin Psar të Kolonjës, pasi tentoi të abuzonte seksualisht me të moshuarën.
Zbardhet dëshmia e të moshuarës: Ai u fut nga dritarja në orën 2:30 të natës, kur unë isha në gjumë. Më theu dritaren e dhomës së gjumit. Kishte tentuar të futej nga dritarja tjetër e shtëpisë, por nuk ia doli dot që aty dhe hyri nga dhoma e gjumit.
Unë isha në gjumë, u tmerrova se bëri zhurmë të madhe kur u thye xhami. Unë u ngrita dhe ç’të shihja një njeri që rri përpara meje në 2:30 të natës. Kur e shoh ai ishte djali i kunatit, e kemi nipin e shtëpisë. Nuk u besoja syve.
Ai thërriste, më thoshte fjalë të pista, tentoi të më kapë por unë gjeta fuqinë, e kam kundërshtuar, kam luftuar e vetme. I thosha të kemi djalin e shtëpisë ,por ai nuk dëgjonte. E sulmova me sa fuqi kisha ta ndaloja. E nxora jashtë dhe në atë moment marr motrën në telefon ,më pas motra lajmëron vëllanë dhe ky i fundit vjen në shtëpi. Ia shpjegoj situatën dhe më pas lajmëruam policinë. Unë jetoj vetëm, nuk kam njeri në shtëpi, vajzat i kam të martuara. Përjetova tmerrin.
Ali Pinjolli u arrestua pas veprimit të rëndë ndaj H. Pinjolli.
Top Channel