Nga Spartak Ngjela
Sot vrasja është kthyer sërish në një gati – fenomen. Është liria e lëvizjes që e ka rritur vrasjen si krim dhe ai po shkon që të bëhet fenomen.
Te njerëzit: i dobëti hakmerret, i forti fal dhe i mençuri nuk të përfill fare.
Albert Ajnshtajn
I.
Ko është jeta shoqërore dhe këta janë grupet shoqërore që njohin fjalën, konceptin dhe idenë.
Hakmarrja ishte primitivizmi i njeriut në kohën që nuk jetonte nën një shtet, sepse ende nuk kishte dalë as shteti dhe as ligji.
Shteti është ligj. Dhe ligji penal sot krimin e hakmarrjes e dënon shumë rëndë
Po, a ekziston ende krimi i hakmarrjes?
Tek ne shqiptarët ka ekzistuar deri vonë dhe trajtohej nëpër kanune.
Ose shtet dhe ligj, ose hakmarrje, kjo është tendenca që lufton krimin e vrasjes.
Hakmarrja mbante ekuilibrin e jetës në Shqipëri me idenë: po vrave do të të vrasin. Kurse tani po spikat edhe vrasja për pronë e për biznes. Kjo e ka rritur shumë numrin e të vrarëve.
II. Komunizmi e goditi shumë rëndë krimin e hakmarrjes, dhe ky trajtim i rëndë penal e zbuti fenomenin e hakmarrjes që sundonte në Shqipëri.
Kurse tani, krimi për hakmarrje thuajse është zhdukur.
Vrasja ka qenë dhe mbetet një krim i rëndë në Shqipëri dhe kudo në Perëndim.
Diktatura që kaloi e neutralizoi krejt vrasjen si krim. Në Shqipëri arriti që vrasjet të numëroheshin me grushtet e dorës. Një vit, pati vetëm një vrasje, dhe ajo ndodhi në Krujë.
Por, duhet thënë se shuarja e krimit të vrasjes nuk vinte nga ndërgjegjja shoqërore, por nga fryma e rreptë e diktaturës.
Po sot?
Sot vrasja është kthyer sërish në një gati – fenomen. Është liria e lëvizjes që e ka rritur vrasjen si krim dhe ai po shkon që të bëhet fenomen.
Kjo ndodhi edhe si pasojë e korruptimit të pushtetit gjyqësor. Vetëm dënimi i ashpër e neutralizon krimin e vrasjes.
Por në Shqipëri sot është i dobët edhe zbulimi i vrasësit, sepse ai ka mundësi të largohet apo të fshehet me vite të tëra, por edhe ka paguar hetuesit e prokurorët e korruptuar. Prandaj është vendosur edhe dënimi në mungesë.
Por, në favor të goditjes penale të vrasjes është edhe ekstradimi nga shtetet e huaja.
Megjithatë krimi i vrasjes vijon të jetë jashtë një kriteri normal. Sepse këtë tani e kanë shtuar së tepërmi vrasësit me pagesë.
Por dalja e SPAK dhe dënimet e ashpra për krimin e organizuar, kanë dhënë rezultat. Të shohim si do të vijojë kjo çështje, por duhet theksuar se zbulimi dhe arrestimi e dënimi për vrasjet e kryera, në Shqipëri është ende me probleme..
Top Channel