Ky grup i skuadrës franceze mes dhjetëra grupeve të huaja që bashkëveprojnë me SPAK, ishte në Tiranë gjatë javës për të marrë në pyetje tre persona të dyshuar si trafikantë.
Dosja ndaj Zabit Fisnikut, Redjan Doda dhe Fabi Isakut të dyshuar për trafik ne kuadër të grupit kriminal tregon se si nga burgu urdhërohej shpërndarja e drogave, një çështje e hapur së pari nga brigada e kërkimit të Albertville.
Në Francë hetimit iu nënshtruan 6 shqiptarë. Ndërkohë që për bashkëpunëtorët e tyre SPAK konfirmoi gjatë interceptimeve se njerëzit kryesorë të rrjetit me nofkën “David” vepronin në Shqipëri duke drejtuar anëtarët për shpërndarjen e drogave në Evropë përmes telefonit.
Tre shqiptarët e pyetur nga francezët në ambientet e Spak kane insistuar se nuk njihnin asnjë nga emrat që hetuesit francezë kanë kërkuar të marrin të dhëna. Sipas SPAK aktualisht prokurorët e posaçëm janë të përfshirë në 25 skuadra hetimore ndërkombëtare.
Ndërsa përgjatë katër viteve finalizuan hetimet 32 skuadra të përbashkëta, ku kryeson Italia
Kjo shifër e lartë ka patur në fokus skuadrat hetimore kundër narkotrafikut në mënyrë të veçantë me vendet e Amerikës Latine.
Por nuk është çudi që së shpejti me SPAK të bashkëveprojnë edhe skuadra të përbashkëta edhe për të kërkuar në fushën e korrupsionit.
Top Channel