A do angazhohet Altin Dumani në Kosovë? Ambasada britanike jep sinjale
Edin Dzeko ka lënë gjurmë në çdo klub për të cilin ka luajtur. Tani te Fenerbahce me Mourinhon, boshnjaku ka veshur fanellat e Wolfsburgut, Manchester Cityt, Romës dhe më pas Interit.
Me zikaltrit ai gjithashtu iu afrua realizimit të ëndrrës së tij të madhe, fitimit të Ligës së Kampionëve. Dhe keqardhja për finalen e humbur ndaj qytetarëve të Guardiolës është ende e madhe.
“Në Instagram shfaqet herë pas here fitorja e Cityt, e heq menjëherë, nuk e shikoj dot. Duke e përjetuar nga brenda, kisha një ndjenjë të fortë se mund ta kishim arritur dhe kjo është ajo që më lë me një ndjenjë hidhërimi”.
Ai gjithashtu u kthye dhe te zgjedhja e Inzaghit për ta startuar atë si titullar në vend të Lukakut, që sipas shumicës, bëri që belgu të refuzonte rikthimin te zikaltrit.
“Sigurisht, në fund Lukaku ishte i zhgënjyer që të mos startojë, kjo është normale. Por mendojeni dhe bëni diferencën, nëse mundeni. Edhe ai kishte 30 minuta në dispozicion, hyri kur ndeshja ishte 0-0 dhe më pas…”.
Interi i tha jo rinovimit të Dzekos pikërisht sepse ishin të bindur se mund të fokusoheshin ende te belgu përpara kthesës.
Boshnjaku u ndal te kjo pjesë duke thënë: “Më dukej si një vendim i çuditshëm, sepse një lojtar që ishte titullar në të gjitha ndeshjet e rëndësishme, duke përfshirë edhe finalen e Champions League… Më dukej shumë e çuditshme për mua, epo, me kalimin e kohës e kuptova dhe e respektova, edhe pse te Inter më trajtuan shumë mirë”.
Sa i përket Simone Inzaghit, Dzeko nuk i kurseu elozhet: “Çdo vit ai fiton diçka… E dini çfarë? Ai arrin të përfshijë të gjithë në projektin e tij, edhe ata që nuk janë fillestarë. Nuk është e lehtë, sidomos në dhomat e zhveshjes”.
Top Channel