Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dëshmon në gjykatë vëllai i tij: Pak para ngjarjes më telefonoi Gentjan Funiqi nga burgu, më kërkoi t’i jepja…

18/10/2024 13:05
Jani Prenga, viktima

Ndrek Prenga vëllai i Jan Prengës rrëmbyer dhe zhdukur në 2020 dëshmoi në Gjykatën e Posaçme.

Ai ka treguar se në vitin 2020 ka qenë në burg në Londër dhe se çdo ditë kishte kontakte me familjarët, gruan dhe fëmijët, me të cilët komunikonte përmes telefonit.

“Me vëllain kam folur rreth një javë përpara se të ndodhte ngjarja. Më pas përmes një telefoni që e futi në burgun ku vuaja  dënimin  një i burgosur tjetër me anë të të cilit më ka telefonuar një person me prefiks të huaj, duke iu prezantuar si Gentian Funiqi, ose Doçi”.

Sipas Prengës, Funiqi është prezantuar në telefon si një person me origjinë nga Dukagjini i Shkodrës, duke i thënë që: “Ma jep gjënë”.

Prenga thotë që i referohej një sasie prej 260 kilogramë kokainë. Gjatë dëshmisë ai shtoi se Gentiani i kishte thënë se ka te tentuar të komunikojë edhe me vëllain Astritin, por nuk ka arritur. Pas këtij momenti  Ndrek Prenga i është përgjigjur se nuk ishte në dijeni se për çfarë bëhet fjalë.

Ndreka sqaron se ka marrë në telefon Astritin, por edhe ky i fundit i është përgjigjur se nuk kishte dijeni se çfarë kishte ndodhur.

Pas një apo dy ditësh është njoftuar nga bashkëshortja  se Jan Prenga  është marrë peng dhe se pas kësaj, është përpjekur të merrte vesh se çfarë ka ndodhur.

Pas pak ditësh ai është vënë në dijeni se bëhet fjalë për një sasi prej 260 kg kokainë që ishin marrë në port, dhe gjatë komunikimve që Ndrek Prenga kishte me Gentianin, ky i fundit i thotë që të dorëzojë atë “gjënë” duke iu referuar sasisë së kokainës me qëllim për të liruar pengun.

Prenga thotë se xhaxhai i tij dhe një person tjetër kanë shkuar në Shkodër për të takuar familjarët e Gentian Docit ku atje kanë gjetur babin e tij.  Ky i fundit i është përgjigjur se nuk ka dijeni dhe përgjegjësi se çfarë bën djali i tij. Prenga shton se pas ndërprerjes së mesazheve me Gentianin,  i ka shkruar një tjetër person duke iu prezantuar si Gramoz ku edhe ai pretendohet se kokainën  e marrë nga Astrit Prenga është e tij raporton gazetarja Anila Hoxha.

Sipas dëshmisë së gjatë të Prengës, pasi policia ka ndërhyrë në kompleksin ‘Golden Resort’ në Shijak, nga ai moment ai ka ndërprerë komunikimet me të gjithë personat që kishte folur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA