Përfshihet nga flakët apartamenti në Elbasan, shkak shpërthimi i një bombole gazi
18/10/2024 09:29
Një apartament është përfshirë nga flakët në Elbasan.
Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30 në lagjen “Visarjon Xhuvani”, në banesën e 60-vjeçarit F. K., Sipas policisë, zjarri dyshohet se ka rënë për shkak të shpërthimit të një bombole gazi.
Fillimisht flakët janë shfaqur në ambientin e kuzhinës dhe më pas janë përhapur në të gjithë apartamentin. Nga përhapja e flakëve janë shkaktuar dëme materiale në njërën prej dhomave të banesës.
Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.
Top Channel