“Në restorant shkuam për të darkuar”, zbardhet dëshmia e Antonela Berishës: Motra ka një vit që nuk ndihet mirë! Kur u provokua nga Klea, mori gotën…

18/10/2024 15:26

Antonela Berisha, që së bashku me motrën, Mariela Berishën, dhunuan dy muaj më parë blogeren Klea Prenga, kërkoi falje në gjykatë.

Sipas saj, në restorant kishin shkuar për të darkuar, por për shkak të sjelljes së Kleas, në gjaknxehtësi e sipër, Mariela mori gotën dhe e qëlloi. Në gjykatë, Antonela kërkoi falje dhe u shpreh e gatshme të ndihmojë të renë e dhunuar, ndërsa shtoi se motra e saj nuk është në gjendje të mirë psikologjike.

“Më vjen shumë keq për çfarë ka ndodhur. Nuk ka qënë aspak qëllim i yni që të ndodhte një ngjarje dhe aq më tepër një pasojë e tillë. Kemi shkuar në restorant, të dyja me motrën për të darkuar. Në një moment ajo është ngritur rrëmbyeshëm nga tavolina, e provokuar nga sjellja e viktimës. Në gjaknxehtësi e sipër, aty në moment, ka rrëmbyer një gotë dhe e ka qëlluar viktimën. Kam ndërhyrë mes tyre vetëm për t’i ndarë, dhe mbi të gjitha për të mbrojtur motrën time. Ka një vit që nuk ndihet aspak mirë. E provokuar në mënyra të ndryshme. Më vjen shumë keq dhe nuk e shikoj dot motrën time në këtë gjëndje. Kërkoj ndjesë, dhe jam e gatshme të bëj gjithçka për të normalizuar marrëdhëniet dhe për ta ndihmuar viktimën të rehabilitohet fizikisht, për sa na takon. Kërkoj ndjesë publike përpara Gjykatës”.

Gjykata vendosi masën detyrim paraqitje për Antonelën dhe arrest në shtëpi për Marielën.

Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat ishin shpallur në kërkim pasi dy muaj më parë dhunuan modelen Klea Prenga në një restorant në kryeqytet, duke e shpërfytyruar, u vetëdorëzuan në polici dy ditë më parë.

Klea Prenga kallëzoi motrat Berisha pas ngjarjes, teksa edhe nga pamjet e publikuara, e reja ka qenë duke konsumuar ushqim me disa shoqe ku shfaqen dy motrat të cilat e sulmuan.

Shkak i ngjarjes mësohet se kanë qenë dyshimet e Mariela Berishës se burri i saj e tradhtonte me 24-vjeçaren. Si shenjë hakmarrje dy motrat, kanë shkuar në restorantin në kryeqytet ku ndodhej Klea Prenga dhe e kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 6 gushtit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA