Lideri i Hamasit Yahya Sinwar është vrarë nga një plumb në kokë.
Kryepatologu izraelit DR. Chen Kugel thotë se Sinwar pësoi lëndime të tjera serioze. Ushtria izraelite tha më parë se Sinwar u vra pasi një tank qëlloi një predhë në ndërtesën ku ishte strehuar.
“Shkaku i vdekjes është nga një plumb në kokë. Ai mori një plumb në kokë dhe për pasojë iu dëmtua truri,” tha Kugel, i cili nënshkroi certifikatën e vdekjes së Sinwar.
I pyetur për koment në lidhje me ekspertizën e Kugel, një zëdhënës i IDF tha për CNN se kishte një shkëmbim të shtëna me armë dhe se lufta përfundoi me ushtrinë izraelite që gjuajti një predhë tanku në ndërtesën ku ishte strehuar lideri i Hamasit.
Ndër të tjera kryepatologu tha se lideri i Hamasi ndërroi jetë më shumë se 24 orë para se trupi i tij të mbërrinte në institut për kryerjen e autopsisë.
Top Channel