U pre shiriti i inagurimit të bankës më të re në qytetin e Vlorës, UBA Bank. Në krah të saj gjithashtu dega më e re e mikrokredisë, Euro Credit.
Banka e Bashkuar e Shqipërisë UBA, ushtron prej mbi 30 vjetësh në tregun bankar vendas. Grupi Eurosig e mori 100% kontrollin e bankës në 2022.
Grupi Eurosig ka 11 kompani në përbërje që nga Sigurimet, banka, kreditë, por edhe në Real Estate.
I pranishëm në ceremoni kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha theksoi ndihmën prej 20 mijë euro, që Grupi Eurosig i ofroi qytetit bregdetar për të kapërcyer vështirësitë nga përmbytjet disaditore.
Ambicia e UBA Bank është mbyllja e këtij viti me afro 20 degë të hapura në të gjithë vendin.
Në fund të ceremonisë një foto familjare e gjithë stafit të Bankës së Bashkuar të Shqipërisë, UBA Bank.
Top Channel