24-vjeçari kapet mat duke vjedhur banesën në Shkodër, momenti kur arrestohet nga policia
18/10/2024 09:19
Një 24-vjeçar është kapur në flagrancë duke grabitur një banesë në rrugën “Çerçiz Topulli”, në Shkodër.
Policia e Shkodrës mori njoftimin se i riu ishte futur për të vjedhur banesën dhe arritën ta kapnin në flagrancë.
Në pranga ra E. T., 24 vjeç, banues në Laç,Vau i Dejës.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 24-vjeçarit, një kaçavidë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel