46-vjeçari shqiptar Leonard Kurti i akuzuar për vrasjen e 50-vjeçarit Shpëtim Bajrami gjatë një sherri jashtë një karburanti në Analipsi të Selanikut, u dënua me 13 vjet burg nga juria e përzier e Gjykatës së Selanikut.
Motivi i vrasjes, e cila u krye vitin e kaluar në korrik, duket se ka qenë dyshimi i viktimës se i pandehuri flirtonte me partneren e tij.
Gjyqtarët, e gjetën 45-vjeçarin Leonard Kurti nga Elbasani fajtor për vrasje nga pakujdesia në një gjendje të qetë shpirtërore, duke i dhënë atij faktorin lehtësues të nxitjes për të vepruar nga sjellja e mëparshme e pahijshme e viktimës. Pas vendimit të gjykatës, ai është rikthyer në burg.
Në denoncimin e tij, 45-vjeçari Kurti pretendoi se ishte në vetëmbrojtje pasi viktima ka bërë një lëvizje kërcënuese ndaj tij, duke e goditur me duar dhe çelësa. “Më kërcënoi, më shantazhoi, më shau…”, tha ai duke përshkruar ngjarjet që i kishin paraprirë vrasjes. Gjatë përleshjes që shpërtheu jashtë pikës së karburantit, ai tha se u përpoq të qetësonte 50-vjeçarin.
“Ngrita armën për ta trembur, qëllova për ta frikësuar”. Gjatë procedurës së provave është shfaqur video nga kamera e sigurisë në vendngjarje e cila ka kapur të gjithë ngjarjen.
Top Channel