Gjatë debatit në “Top Story” për tensionin e krijuar sot në Kuvend, ministri i Drejtësisë këmbënguli se Policia e Shtetit nuk e kaloi rrethimin e jashtëm të Kuvendit.
Të kundërtën pretendoi analisti Arion Sulo, duke shkaktuar kështu debat në studio.
Sulo: Sot, ju si qeveri akuzoheni se keni bërë puç kushtetues, duke marrë Policinë e Shtetit brenda rrethimit të parlamentit
Manja: Jashtë rrethimit! Nxirre ta shohim
Sulo: Brenda rrethimit
Manja: Nxirre mo ta shohim
Sulo: Po e mohove këtë, nuk ka emision
Manja: Unë kam qenë brenda në Parlament. Hajde ta shohim. Ku është kjo pamja? Është jashtë rrethimit
Sulo: Është te shkallët kryesore mo! Seriozisht e ke?
Manja: Jashtë traut është përplasja me Policinë
Sulo: Mos mo burrë se është turp i madh
Duma: Po pse me deputetët?
Sulo: Jo, nuk duhet të jetë fare Grida. Policia është e shtetit, nuk është e pushtetit
Manja: Ja ku e ke, është jashtë
Sulo: Do të bëhesh meme për këtë
Manja: Meme për gënjeshtra bëhen ata që mohojnë dhunën dhe karriget drejt deputetëve.
Top Channel