Një konflikt i çastit mes dy kushërinjve ka degraduar në përdorimin e sendeve të forta në Kukës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Brekije, ku shtetasi R. Z., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë (sfurk), kushëririn e tij, shtetasin S. Z., 42 vjeç, i cili është jashtë rezikut për jetën.

Shtetasi S. Z. u pajis me urdhër mbrojtjeje, ndërsa R. Z., 34 vjeç, u arrestua.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA