Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në Elbasan kur një mjet i cili lëvizte me shpejtësi në qendër të qytetit ka përplasur një të moshuar i cili kalonte rrugën në vijat e bardha.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit në vendin e quajtur rrethrrotullimi “1 Maji”.

I moshuari ka ‘fluturuar’ në ajër nga goditja e mjetit. Shoqërohet në spital i moshuari i plagosur ndërsa policia ka shoqëruar të riun, drejtuesin e mjetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA