Flakët rrezikuan banesat, pas një nate të vështirë ndërhyrja nga toka dhe ajri frenon zjarrin në Peqin Pas skenarit të përsëritur nga opozita më përplasje dhe tensione në Kuvend, është mbyllur seanca e sotme plenare ku në fund u miratua raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për veprimtarinë e vitit 2023.
Raundi i tretë i votimit për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e përfaqësuesve të shoqërisë Violanda Theodhori nuk është miratuar për shkak se nuk u arrit shumica e kërkuar.
E njëjta gjë edhe për anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Erion Fejzulla.
Por në bazë të nenit 147, pika 8 e Kushtetutës dhe neni 35 pika 16 të ligjit për organet qeverisëse të sistemit të drejtësisë, në rast se Kuvendi nuk arrin shumicën e 2/3 as në raundin e tretë, kandidatë e kësaj liste konsiderohen të zgjedhur nga përfaqësuesit e shoqërisë civile. v
Top Channel