Në një rrëfim mbi jetën e saj, ka qenë sot e ftuar në ‘Ftesë në 5’, Suzana Guxholli, e njohur si eksperte ekonomie dhe ish- këshilltare e çështjeve të ekonomisë për ish- kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.
Teksa ka treguar gjithë eksperiencat e saj si studente në Londër, Suzana ka pohuar se ajo periudhë mbetet ndër më të veçantat në jetën e saj.
Si një nënë dhe grua shumë e fortë, edhe pse me herët ajo nuk ka folur për divorcin e saj, ka treguar se për motive të prishjes së marrëdhënies me ish- burrin, por pa shtuar asnjë detaj tjetër, vendosi të marrë fëmijët dhe të largohet.
Me një videomesazh surprizë, Guxholli u surprizua nga nusja e saj, e cila i tregoi se sa herë shkojnë bashkë në kafe, i bën një rreng duke ia porositur kafenë dekafeinato.
Mes të qeshurash dhe kujtimesh që nga koha e studimeve e deri më sot, Suzana ka treguar se ka qenë gjithmonë një zonjë e fortë dhe me shpirtin e lirë, në kërkim të më të mirës për të dhe fëmijët që sot e kanë gëzuar me nipër e mbesa.
Top Channel