“Kemi mjete të tjera nëse Irani nuk ndryshon sjelljen”/ Deklarata e J.D. Vance, Shtëpia e Bardhë mohon mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore 07/04 17:12
Izraeli është përgjigjur për bombardimet e fundit në qytetin Nabatieh në Liban, që i mori jetën 6 personave, përfshirë kryebashkiakut të një qyteze të vogël.
Ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon ka reaguar për këtë sulm, duke thënë se IDF po synon vetëm të shkatërrojë Hezbollahun.
“Ne synojmë bazat e Hezbollahut. Ne e dimë se Hezbollahu shumë herë përfiton nga civilët”, tha ai.
Deri më tani, numri i libanezëve të vrarë nga sulmet izraelite ka shkuar në 2,367 që nga përshkallëzimi i tetorit të kaluar, sipas ministrisë së Shëndetësisë së Libanit.
Top Channel