U kap me armë e tritol në mes të Athinës, “arrest me burg” për Armiol Rrasën. Çfarë tha në gjykatë
16/10/2024 15:46
Gjykata e Athinës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” 39-vjeçarin nga Divjaka, Armiol Rrasa, i arrestuar të premten në Athinë teksa kishte fshehur në kanalin e ajrit të sediljeve të pasme të makinës 1 pistoletë TT dhe 2 kallëpe tritoli.
Ndërkohë gjykata ka lënë të lirë 33-vjeçaren Daniela Luari, e cila u kap si pasagjere në mjet. Ndaj saj u caktua masa e sigurisë “detyrim paraqitje 1 herë në muaj”.
Armiol Rrasa tha para trupit gjykues se pistoletën e mbante për vetëmbrojtje për shkak të një hakmarrjeje të vjetër, ndërsa sa i përket kallëpeve të tritolit ai tha se nuk e dinte që ishte eksploziv.
Rrasa pretendoi se pakoja i përkiste një personi të tretë dhe se mendonte se brenda kishte fishekë.
Top Channel