
25/02 10:51
Kryetari i Bashkisë së Malatya Kale, aty ku ishte epiqendra e tërmetit İhsan Özbay, dha detaje pas lëkundjeve të forta të tërmetit me magnitudë 5.9.
“Arritëm në çdo lagje. Doli lajmi se u shemb 1 pallat. 1 shtetas është plagosur lehtë. Nuk ka humbje jete. Në suva ka të çara, përveç kësaj nuk ka asnjë situatë negative. Ekipet tona vazhdojnë punën e tyre në rajon”, tha ai sipas medias turke.
Top Channel