75 milionë dollarë i ka dhënë Elon Musk grupit të fushatës së Donald Trumpit përgjatë një periudhe tre mujore, cka e kthen në njërin prej donatorëve më të mëdhenj të republikanëve në SHBA.
Këto të dhënë federale dëshmojnë se shefi miliarderi i Teslas, Space X dhe platformës së mediave sociale X është kthyer në një element kyç në përpjekjet e Trumpit për të fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Musk e shfaqi publikisht mbështetjen për të në muajin korrik pasi kandidati republikan i mbijetoi një atentati ndaj jetës së tij, e po kështu iu bashkua atij në podium në fillim të muajit në Pensilvani, kur ish-presidenti u kthye në vendin ku rrezikoi jetën. Pensilvania konsiderohet si një shtet vendimtar si për Trump ashtu edhe për Kamala Harris në garën për Shtëpinë e Bardhë.
Donacionet e Musk për America PAC, një grup i përqendruar në inkurajimin e amerikanëve që pëlqejnë Trumpin, e shtyjnë atë në klubin ekskluziv të mega donatorëve republikanë, listë kjo që përfshin gjithashtu trashëgimtarin bankar Timothy Mellon dhe miliarderen e kazinove Miriam Adelson.
Megjithatë, u raportua në fillim të këtij muaji se Musk ka financuar fshehurazi një grup politik konservator për vite me radhë, shumë përpara se të mbështeste Trumpin edhe publikisht.
Top Channel