Kanë qenë komentet e bëra nga Ministri izraelit i Financave, Smotrich dhe Ministri i Sigurisë Kombëtare Ben-Gvir, ku i pari deklaronte se vuajtjet e civileve në Gaza mund të jenë të justifikueshme apo ministrit tjetër se atë që kryen dhunë në radhët e izraelitëve të vendosur në Bregun Perëndimor ishin heronj, ç’ka e kanë detyruar kryeministrin britanik Sir Keir Starmer të deklarojë se Londra po shqyrton mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj këtyre zyrtarëve të lartë në Tel-Aviv.
“Ne po e shqyrtojmë këtë mundësi sepse këto komente janë qartazi të tmerrshme”, ka deklaruar kryeministri Starmer.
Ndërkohë këta ministra në kundërpërgjigje thonë se këto sanksione nuk do çojnë në ndryshimin e qëndrimeve të tyre. Por mundësia e sanksioneve ndaj zyrtarëve të lartë izraelitë duket se ka qenë opsion edhe i ish-ministrit të Jashtëm konservertor David Cameron.
Deklarata e Sir Keir Starmer merr një rëndësi të posaçme pasi bëhet në prag të një takimi urgjent në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të diskutuar për situatën humanitare në Gaza e thirrur në fakt nga Britania, Franca dhe Algjeria.
Starmer deklaroi në Parlamentin Britanik se situata humanitare në Gaza është e rëndë. Edhe pse Britania historikisht është një mbështetëse e Izraelit dhe ka kontributin e saj unik në krijimin e shtetit të Izraelit, ajo e ka mbështetur Tel Avinin në të drejtën e saj për t’u vetëmbrojtur dhe ka ndihmuar ushtarakisht në eliminimin e efektivitetit të sulmeve ajrore me raketa balestike dhe drone nga Irani ndaj Izraelit.
Britania ka vendosur gjithsesi sanksione për licencat për shitjet e disa armëve britanike ushtrisë izraelite. Por qeveria e re laburiste e qendrës së majtë, ku të majtët janë më pranë çështjes palestineze sesa konservatoret, Sir Keir Starmer ka mbajtur një qëndrim disi më të ashpër ndaj Izraelit pas ardhjes në pushtet.
Dukshëm qëndrimet e disa zyrtarëve të lartë izraelit e kanë çuar durimin dhe parimësinë ndaj disa vijave të kuqe deri në provokim ndaj Britanisë apo demokracisë të përparuar perëndimore janë të detyruara të reagojnë, por deri ku dhe sa efektiv do jetë reagimi mbetet për t’u parë, pa ndonjë shpresë për ndryshim radikal në mbështetjen ndaj Izraelit, për shkak të interesave më të gjëra gjeostrategjike në rajon.
Top Channel