VIDEO/ Veliaj: Të gjitha pemët e zhvendosura nga autostrada Tiranë-Durrës do të mbillen në Parkun e Liqenit dhe pika të tjera

14/10/2024 10:53

Ka nisur zhvendosja e pemëve në kuadër të zgjerimit dhe rindërtimit të autostradës Tiranë-Durrës.

Ka qenë vetë kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ka publikuar video nga ky operacion që garanton ruajtjen e mjedisit gjatë punimeve të infrastrukturës. Pemët që po hiqen nga zona e punimeve do të mbillen në Parkun e Liqenit Artificial dhe në disa pika të tjera të qytetit.

“Me fillimin e punimeve për zgjerimin dhe rindërtimin e autostradës Tiranë-Durrës, ka nisur zhvendosja e të gjitha pemëve, të cilat do të mbillen në hapësirat e Parkut të Liqenit Artificial dhe në disa pika të tjera, thekson Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA