Shkëlqim Hajdari rrëfen takimin me presidentin Erdogan në Tiranë: Pritje dinjitoze, shoqëruar me mbështetjen që i jep Shqipërisë

14/10/2024 14:41

Ish-kryeprokurori, Shkëlqim Hajdari, i ftuar këtë të hënë në “Shqipëria live”, rrëfeu detajet e takimit me presidentin turk, Recep Tayip Erdogan, në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë në kryeqytet.

I pyetur nga moderatorja Sidorela Gjoni si u mundësua takimi me presidentin e Turqisë, Hajdari pohoi se kanë miq të përbashkët. “Kemi miq të përbashkët me presidentin”, tha ai.

Më tej, Shkëlqim Hajdari vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë.

“Erdogan ka treguar me vepra që di ta përshtasë besimin islam në vende demokratike, me ndershmëri, me drejtësi, me përkushtim. Pritja ishte dinjitoze, pa buçitje, rracionale, e shoqëruar me mbështetjen që i jep Shqipërisë.

Ai deklaroi se mjetet që i duhen Shqipërisë për t’u mbrojtur, do të sigurohen nga Turqia.

U nënshkruan tre marrëveshje të zhvillimit ekonomik, dhe e treta është inaugurimi i xhamisë, një vepër shumë e rëndësishme e kulturës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA