“Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri”, Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe…

14/10/2024 10:46

Teksa kampi i emigrantëve në Gjadër, marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe italiane, është shumë pranë hapjes, në Itali vazhdon debati për paratë e shpenzuara.

Kryeministrja italiane është ‘kryqëzuar’ nga organizata joqeveritare “Sea Watch”, e njohur për kontributin e saj në shpëtimin e emigrantëve në det.

Në një postim në rrjetin social “Sea Watch” shkruan: “Qeveria e vetëshpallur patriote e Melonit po shpenzon miliona euro për të burgosur mijëra emigrantë në Shqipëri. “Paratë e taksapaguesve mund të ishin përdorur më mirë”.

Kryeministrja ka reaguar, duke e quajtur ‘skandal’.

“Çfarë skandali! Një qeveri që – me një mandat të qartë të marrë nga qytetarët – punon për të mbrojtur kufijtë italianë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore, përmes veprimeve konkrete dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, shkruan Meloni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA