Pas kërkesës së Prokurorisë së Tiranës që po heton skemën e mashtrimit me mikrokreditë, 11 banka të nivelit të dytë kanë zhbllokuar llogaritë e tyre.
“Janë zhbllokuar të gjitha llogaritë e bllokuara të qytetarëve. Dua të them se kemi ngritur një grup pune të përbashkët me ministrinë, Bankën e Shqipërisë dhe kryeministrinë dhe po shqyrtojmë fenomenin që most e kemi përsëritje të situatave të tilla në të ardhmen”, tha Manja.
Por pavarësisht një grupi të tillë, një dosje e dytë është nën hetim nga SPAK , mbas mos-kompetencës që ka shpallur një tjetër prokuror, Leonard Filopati.
“Po shikojmë ligjin e përmbarimit provat që mos të abuzojnë më dhe të ketë kontrol mbi këtë shërbim”, deklaroi Manja.
Ministri i Drejtësisë foli edhe për Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion që u refuzua nga institucionet e reja, mes tyre dhe nga SPAK.
“Ata thanë që do japin mendime por nuk do jenë fizikisht”, tha Ulsi Manja.
Top Channel