Mbanin peng një 16-vjeçar afgan të trafikuar, arrestohet 18-vjeçari në Shkodër! Shpallet në kërkim vëllai i tij

14/10/2024 10:19

Një 18-vjeçar ka rënë në pranga në Shkodër dhe vëllai i tij është shpallur në kërkim, pasi mbanin me forcë një fëmijë të mitur 16-vjeçar, nga Afganistani.

Dyshohet se i mituri ishte i trafikuar dhe vëllezërit e mbanin peng për ta shfrytëzuar për punë.

18-vjeçari A. P., banues në fshatin Berdicë e Mesme, u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;

Ndërsa u shpall në kërkim, 33-vjeçari K. P., vëllai i 18-vjeçarit të arrestuar, për veprën penale “Trafikim i të miturve”;

Po ashtu në gjendje të lirë do ndiqen vëllai tjetër dhe babai i 18-vjeçarit të arrestuar, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Pas arrestimit, policia thotë se kreu kontroll në servisin e tyre dhe gjeti e sekuestroi një armë zjarri automatik, një armë zjarri pistoletë imituese zhurme, një armë sportive pneumatike dhe municion luftarak.

Policia thotë se i mituri është në gjendje të mirë shëndetësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA