Ditët e fundit është zhvilluar në distancë një debat mes politikanit Nigel Farage lider i partisë Reforma në Angli dhe shqiptarit Dorian Puka.
Pas shkrimit në The Telegraph, Farage i kushtoi një segment të emisionit të tij në GB News shqiptarit të rikthyer në Angli Dorian Puka.
I riu nga Lezha iu përgjigj me ironi duke publikuar një fotomontazh duke drektuar me Farage.
Këtë të hënë vëmendja e GB Neës nuk është tek Dorian Puka por një emigrant nga Afganistani.
Mada Pasa ishte pjesë e një video publikuar nga Farage tek sa afganasi kishte publikuar video nëpër Evropë me qëllim mbërritje Angli.
Mada Pasa me tatuazhin e një kallashnikovi në fytyrë përmes një video e kërcënon Farage me vdekje.
Video është publikuar në X nga Farage.
This illegal migrant has made a threat on my life and is now in the UK. He is the kind of person we are letting into our country. pic.twitter.com/dpnLw9NDy4
— Nigel Farage MP (@Nigel_Farage) October 14, 2024
Pas kësaj ngjarje pritet reagimi i Dorian Pukës për kërcënimin ndaj “mikut” të tij Farage i cili mësohet se e ka ftuar për ta intervistuar.
Një ftesë e refuzuar nga ish i dënuari për grabitje shtëpish Dorian Puka.
Top Channel