Policia ka reaguar pas vrasjes së një të mituri në Shkodër, nga persona ende të paidentifikuar.

I mituri me iniciale E. Gj. ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku sipas policisë sherri ka ndodhur për motive të dobëta.

“Rreth orës 19:30, në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një të mitur 15-vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër”.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA