Detajet/ Alarm për bombë në Ambasadën e Ukrainës në Tiranë! Evakuohet stafi, në adresë erdhi një e-mail…

14/10/2024 17:38

Një alarm për bombë ka panikosur puonjësit e Ambasadës së Ukrainës në Tiranë këtë të hënë.

Sipas policisë në orën 15:38, është marrë njoftim se në adresën e Ambasadës Ukrainase ka ardhur e-mail në të cilin thuhej se në ambientet e ambasadës ishte vendosur bombë.

Shërbimet e Policisë dhe Njësia Antieksploziv kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë evakuimin e stafit të ambasadës dhe pas kryerjes së kontrollit dhe verifikimeve përkatëse, ka rezultuar se njoftimi ishte i rremë.

Shërbimet e Policisë, strukturat e Antiterrorit dhe strukturat e specializuara për Hetimin e Krimit Kibernetik në bashkëpunim me stafin e Ambasadës po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e personave përgjegjës për rastin.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA